Kurti vendos gurëthemelin e një shtëpie për një familje nga komunitetet joshumicë, LVV thotë se kjo po bëhet “gjithandej”

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur gurëthemelin e një shtëpie që Qeveria e ka nisur në kuadër të një projekti për mbështetje për komunitetet joshumicë.

Lëvizjes Vetëvendosje thotë se shtëpi të reja për komunitetet joshumicë po bëhen “gjithandej nëpër komunat e Kosovës”.

banner

“Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë vënë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian në Gjakovë, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike. Znj. Bajramaj është nënë vetushqyese e cila ka gjashtë anëtarë të familjes dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara. Tash e tutje ajo do ta ketë një shtëpi të re për familjen e saj”, shkroi LVV në Facebook.

Kurti citohet të ketë thënë se “është detyrë e jona që të sigurohemi që çdo qytetar i Kosovës të ketë një strehë të sigurt dhe dinjitoze”

Ndërsa Krasniqi tha se ky projekt është është në vazhdën e përpjekjeve të Ministrisë së Pushtetit Lokal për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy