Nga sot, autostrada e parë e Kategorisë A në Shqipëri, Thumanë-Kashar, është e hapur për qarkullimin e automjeteve
Autostrada është një koncension privat, investim i kompanisë “Gener 2” dhe do t’i dorëzohet shtetit e mirëmbajtur pas 35 vitesh
Përfitues direkt të kësaj autostrade janë drejtuesit e automjeteve, që nuk do qëndrojnë më në trafik, zona, e cila merr një hov tjetër zhvillimi dhe, sigurisht, aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Në këtë autostradë lejohet një shpejtësi prej 130 km/h, shpejtësi kjo që nuk lejohet (bazuar te tabelat) në asnjë aks tjetër
Nëse dikush nuk do të përdorë rrugën me pagesë, do të ketë si alternativë lëvizjeje rrugët dytësore
Kryeministri Edi Rama tha se kjo rrugë është një vend ku të gjithë ata që duan të prekin me syrin e imagjinatës se çfarë është Shqipëria e vitit 2030 mund ta shohin, pasi e gjithë rruga nga Muriqani në Vlorë do të jetë kështu.
Rama tha se autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet, ndërsa rruga e vjetër e Ndroqit, do të jetë ajo që është, por do të jetë një rrugë panoramike