PEJË/Gjendet pa shenja jete qytetari që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

by Nexhat

Është gjetur pa shenja jete qytetari nga Komuna e Pejës, Valon Pupovci i cili ishte raportuar si i zhdukur që nga 14 qershori.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale

Sipas familjarëve ai vuante nga një sëmundje psikike dhe pothuajse që dy vite ka qenë duke u trajtuar në qendrën rehabilituese në Shtime

“Valoni kishte ikur nga qendra rehabilituese në Shtime dhe ka shkuar në Pejë, ndërsa me datën 14 qershor kishte hipur në autobus për Prishtinë. Që nga ai moment nuk kanë pasur më informacione më për të”, kanë treguar familjarët.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën në varrezat e qytetit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy