Ushtria vendos në përdorim dronët Bayraktar, Peleshi ndan pamjet: Rrisim ndjeshëm aftësitë e mbikëqyrjes dhe sigurisë

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë ditën e sotme pamje të dronëve Bayraktar të blerë nga forcat shqiptare, duke u shprehur se përmes tyre po rriten aftësitë e mbikëqyrjes dhe sigurisë

“Krenarë të ndajmë ndajmë sot imazhet e para nga dronët #Bayraktar. Këta dronë, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, po rrisin ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë. Një hap i madh përpara në mbrojtjen kombëtare”, u shpreh Peleshi

Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim 3 dronë Bayraktar, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve.

Këta dronë janë të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar. Ata do të shërbejnë edhe për monitorimin e territorit dhe imazhet e tyre do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy