38
Instituti i Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga një zjarr i vogël të dielën në mëngjes.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
Ai ka thënë se informata për zjarrin në IML/ QKUK, është marrë në ora 02:12 pas mesnate.
“Zjarri kishte përfshirë disa gjëra të cilat nuk e di se përse përdoreshin, por në parim dukeshin si mbeturina. Zjarri ishte minimal sepse me kohë kishin reaguar stafi i Institutit me aparata për fikje të zjarreve fillestare. Ne e fikem atë të tërin” , deklaroi Gashi.