Konjufca: Qindra njerëz në Serbi po ushtrojnë dhe po përgatiten për një sulm në Kosovë

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një konferencë për media me homologen e tij sllovene, ka folur për “veprimet destabilizuese të Serbisë”.

Derisa foli për tri kushtet e Kurtit, Konjufca tha se kanë informata se një grup po përgatiten për ndonjë sulm eventual.

banner

“Dhe derisa ne po flasim këtu, instituicionet tona kanë  informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë”, tha ai.

Ai tha se institucionet e sigurisë janë në “vigjilencën më të lartë për çdo sulm ose provokim nga ana e Serbisë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy