“Qeveria akuzon se po i çojmë rastet në Kushtetuese, çka duhet të bëjë PDK-ja? Të marrë gurë e gaz?”

by Nexhat

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda thotë se Qeveria ka një akuzë për Partinë Demokratike të Kosovës që thonë se kjo parti po i dërgon rastet në Gjykatë Kushtetuese, e këtë e quan absurde

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në rastin e parashtruar nga Abelard Tahiri dhe nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, duke shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky vendim u arrit me pesë vota për dhe katër kundër.

banner

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, thotë se nëse një gjë është jokushtetuese, nuk ke pse të kesh frikë prej saj nëse jeton në një shtet që është demokraci.

Teksa shton se PDK-ja ka evidentuar edhe raste të tjera si kjo.

“Mendoj që nuk bëhet fjalë për frikë. Diskutimi që duhet bërë është se si është e mundur që ndodhin shkelje kaq thelbësore të Kushtetutës nga Qeveria e Kosovës, dhe si është e mundur që shkeljet të përsëriten vazhdimisht, sepse përveç ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, ne kemi evidentu edhe raste të tjera kur qeveria ka përsëritur shkeljen e njejtë të kushtetutës që e ka bërë më herët,” tha Gruda në “Debat Plus” RTV Dukagjini.

Gruda thotë që mendon se janë dy arsye se pse ndodhin shkeljet, sipas tij, mungesa e kompetencës bazike dhe propaganda politike që qeveria tenton ta përkthejë në norma juridike.

“E para mungesa themelore e kompetencës bazike, sepse kur unë dhe avokati kur marim të shkruajmë një kërkesë për gjykatë kushtetuese, në leximin e parë e dallojmë që është jokushtetuese dhe besoj që juristët e kolegë e dallojnë këtë dhe e dyta është që këta tentojnë propagandën e vet politike, panfletët politike me I përkthy në norma juridike, nuk e duron teksti ni një norme juridike gjuhën politike, këta dojnë të bëjnë propagandë me folë popullizëm dhe mundësisht me mujt mi përkthy në norma juridike e ato janë të padurueshme për standardin e pjesës së botës që i përkasim ne,” shtoi Gruda.

Gruda shprehet se ka mendim që ka një djallëzi politike dhe se ka akuza ndaj PDK-së.

“Prapa këtyre shkeljeve që bëhen me qëllim që në fund të justifikohen të thonë ja Gjykata Kushtetuese, ja opozita, që bëhet një akuzë për PDK-në që thojnë po i çon rastet në Gjykatë Kushtetuese, nuk ka akuzë më absurde, çka duhet të bëjë PDK-ja, me marrë gurë, gaz? “

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy