Tuneli zor që do të ndërtohet, MKRS-ja i thotë “JO” Përparim Ramës (VIDEO)

by Nexhat

Ndonëse investim i Komunës, ndërtimi i nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani”, në kryeqytet, nuk ka leje për të zhvilluar punimet. Shkak për këtë është se ndërtimi i tunelit tërësisht nëntokë, shtrihet në zonë të mbrojtur. Megjithatë, ekzekutivi prishtinas pa marrë aprovimin e Ministrisë së Kulturës shpalli tenderin në vlerë prej gjashtë milionë eurosh.

Sipas monitoruesve të pushteti lokal ky hap i parë do të duhej të ishte i fundit. Ani se nga pushteti lokal, thanë për Ju Flet Prishtinën se, pajtueshmëria mes këtyre të fundit e Ministrisë së Kulturës, ekziston, në fjalën e fundit të saj, ministria i refuzon lejen për të ndërtuar tunelin në rrugën “Agim Ramadani”, komunës së kryeqytetit.

Madje ky mekanizëm ka ngritur shqetësime ndaj kryeqytetit meqë thuhet se nuk kanë pranuar informim të detajuar se si mund të ndikojë ky projekt në objektet e Qendrës Historike. Ndrësa në syrin e një arkitekti, tuneli është zgjidhja e fundit për Prishtinën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy