Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

by Nexhat

Erëra të fuqishme dhe reshje shiu kanë përfshirë disa qytete në Kosovës, ky destabilizim i motit vjen pas disa ditëve ku vendi ishte përfshirë nga temperatura të larta.

Në rrjetet sociale janë publikuar disa pamje nga Podujeva, Skenderaj dhe Vushtrria, ku shihet se ka filluar të ketë reshje shiu

Ndërsa, në Prishtinë ka filluar të ketë erëra të fuqishme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) më herët ka njoftuar se situata hidrometeorologjike në vend ende nuk është stabile pasi pritet të ketë reshje shiu vende-vende me intensitet më të lartë.

“Të nderuar, situata e përgjithshme Hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo stabile, si pasojë e reshjeve të shiut të përcjella me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime të shpejta sidomos të disa rrjedhave ujore me karakter malorë (rrëke, përrocka etj).

Pas, rekomandimeve të IHMK-së, Komuna e Prishtinës ka dal me disa rekomandime për qytetarët e saj, ku ka bërë thirrje për kujdes veçanërisht nëse janë duke ecur jashtë ose duke u kthyer nga puna.

“Kërkoni strehë menjëherë: Nëse jeni jashtë kur fillon stuhia, kërkoni menjëherë një vend të mbrojtur, si një dyqan, ndërtesë ose ndonjë strehë tjetër”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy