Haxhiu: Kusari-Lila nuk ka bërë pazare me Radojçiqin, e as nuk i ka shkuar në vilë si politikanët tjerë

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbrojti shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se nuk ka bërë pazare me Millan Radojçiqin. Haxhiu tha se audio-incizimet e publikuara janë të manipuluara dhe kërkoi që prokuroria të hetojë këtë çështje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila nuk ka bërë pazare me kryekriminelin, Millan Radojçiq dhe as nuk i ka shkuar në vilë si politikanë të tjerë.

banner

Hahxiu ka thënë se audio-incizimet e publikuar nga gazeta “Nacionale” janë të montuara dhe për këtë duhet të veprojë prokuroria.

“Zonja kusari-Lila nuk ka bërë pazare me Millan Radojçiqi dhe nuk i ka shku në vila, qysh pretendohet që i kanë shku politikanët tjerë. Nuk kanë bërë pazare, nuk kanë folur për kompanitë që i ka pasur ai, për vendimet të paligjshme… ka pasur një funksion në Listën Serbe… Ai audio-inçizimi është I manipuluar, nuk e di a e ka Mimoza Kusari, kërkoj shumë ndjesë nëse e thashë para saj nëse nuk e ka thënë deri më tani.

Unë e inkurajoj Mimozën që me përmend por edhe prokurorinë sepse nëse e kanë manipuluar këtë dikush duhet të jap përgjegjësi, nëse personi në fjalë thotë se para se me pubiliku e kam konfirmuar se nuk është e montuar atëherë është situatë e njëjte. Para dy jave jam njoftuar nga Kusri-lila që është i manipuluar, këtu ka punë prokuroria… as Mimoza Kusari e as Albin Kurit nuk e kanë prit në zyre e as nuk kanë bërë pazare”, ka thënë Haxhiu në “Debat Plus”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy