Haxhiu si Kurti e sulmon Gjykatën Kushtetuese: Është opozitë e Qeverisë 

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese po pengon reformat e qeverisë dhe e cilësoi atë si një opozitë ndaj Qeverisë Kurti.

Pasi moderatori Ermal Panduri ia vendoi në “Debat Plus” 10 shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria Kurti e ministres Albulena Haxhiu, kjo e fundit nisi sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese.

banner

Bile, Haxhiu citoi edhe kryeministrin Albin Kurti – i njohur për sulmet ndaj Kushtetueses – që tha se “ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata”.

“Në një intervistë kryeministri Kurti pati thënë që ‘Gjykata Kushtetuese mund të garojë në zgjedhjet e ardhme’, për faktin se politika të cilat qeveria po konsideron që janë reforma, ata po tentojnë me pengu”, ka thënë Haxhiu.

Panduri ia ka tërhequr vërejtjen ministres së Drejtësisë.

“A jeni duke sulmuar Gjykatën Kushtetueses?”, i tha Panduri.

“Jo more se nuk jam duke e sulmuar, çfarë sulmi është ky”, ia ktheu Haxhiu, e cila tha se ka të drejtë si çdo qytetar tjetër i vendit, t’i komentojë vendimet e Kushtetueses.

“A mendoni që unë dhe secili qytetar kanë të drejtë me dhënë mendim për vendimet e Kushtetueses”, ka thënë Haxhiu.

Por, Panduri ia rikujtoi një gjë Haxhiut.

“Por, ju jeni ministre e Drejtësisë”, i tha Panduri.

Haxhiu edhe këtu lëshoi një sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si opozitë ndaj Qeverisë Kurti.

“Po unë jam ministre, dhe po më pamundësohet me veprimet dhe vonesat e Gjykatat Kushtetuese me i jetësu reformat për të cilat kanë qytetarët e Kosovës… Gjykata Kushtuese është një opozitë e Qeverisë”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy