​KEK-u del me njoftim pas protestës së banorëve të Shipitullës për shpronësimin e tokave

by Nexhat

Korporata Energjetike e Kosovës pas protestës së banorëve të fshatiti Shipitullë të Komunës së Obiliqit ka dalë me njoftim lidhur me shpronësimet e tokave.

Sipas njoftimit përvetësimi i tokës për nevoja xehetare (përmes Zhvendosjes/Shpronësimit) nga KEK bëhet vetëm bazuar në Planin Kryesor Xehetar dhe në legjislacionin në fuqi, përfshirë Kornizën e Politikave të Zhvendosjes (KPZH), Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme në Kosovë dhe Ligjin për Miniera dhe Minerale (LMM)

Sa i përket shqetësimeve (pretendimeve) të banorëve në lidhje me procesin e shpronësimeve, KEK-u thotë se të gjitha i ka adresuar tek organet relevante të drejtësisë.

“Prandaj, sa i përket përvetësimit të tokave dhe zgjerimit të minierave (për arsye të tjera), që nuk janë në përputhje me Planin Kryesor Xehetar, dhe planet tjera operative, përsëri ju bëjmë te ditur se kjo çështje është përtej kompetencave dhe interesit të KEK sh.a”, thuhet në njoftim

Dhjetëra banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar para zyrave të KEK-ut në Prishtinë. Banorët kanë kërkuar takim me bordin e KEK-ut lidhur me shpronësimet e tokave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy