31
Kryeministri Albin Kurti ka uruar kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për postin e ri.
Ai erdhi në krye të qeverisë holandeze pasi Mark Rutte lëshoi këtë post për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Kurti tha se pret që të vazhdojë bashkëpunimin me të dhe të zgjerojë raportet mes dy vendeve.
“Urime për Dick Schoof në emërimin e tij si kryeministër i Holandës. Mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin në zgjerimin e raporteve Kosovë-Holandë dhe promovimin e përbashkët të paqes, sigurisë, zhvillimit dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”.