Kryeministri hungarez Viktor Orban do të bëjë sot një vizitë të papritur në Kiev. Sipas burimeve të gazetës britanike Guardian, Orban pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
Ky do të jetë udhëtimi i parë i kryeministrit hungarez në Ukrainë që nga fillimi i luftës së nisur nga Rusia më shumë se dy vjet më parë, me Budapestin që ka marrë dje presidencën e radhës të Këshillit Evropian.
“Orban do të jetë këtu nesër, nëse nuk ka ndonjë ndryshim në minutën e fundit”, konfirmoi dje nga Kievi një nga burimet e Guardian.
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak refuzoi të bënte një koment zyrtar mbi këtë çështje, njoftuan mediat e Kievit.
Një nga burimet e gazetës britanike nga Budapesti tha se planet e udhëtimit të Orbanit u finalizuan pas negociatave të gjata mbi çështjen e të drejtave për pakicën ukrainase hungareze-folëse, e cila jeton në perëndim të largët, afër kufirit midis dy vendeve.