Mjekja Alketa Pere, e përfshirë në skandalin e Onkologjikut, ka folur në lidhje me akuzat ndaj saj si dhe se si i ka përjetuar pezullimin nga puna.
Ajo ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se në momentin që ka marrë lajmin se është pezulluar nga detyra, ka menduar që të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni.
“Unë edhe sot kam marrë telefonata të shumta nga pacientët. Gjithë ditën më është dukur vetja në punë ose me pushime. Ajo ndjesi që përjetova si mjeke ishte që pse u shtua numri i vetëvrasjes. Kur e mora veshin këtë lajm, ishte shumë e papritur. Unë isha në punë, më pas mësova lajmin.
Pezullimi nga puna ishte i rëndë, dhe aty i dhash të drejtën edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës me fëmijët, më ndau një moment i vetëm për tu hedhur nga ballkoni. Akuza ishte e rëndë e papritur”, tha ajo ndër të tjera në “Top Story”