“Po shkojmë drejt sovranizmit”, Peka: Vala Macron do kapë edhe Shqipërinë

by Nexhat

Eksperti i sigurisë Avenir Peka, i ftuar në NOW me Erla Mëhillin në Euronews Albania parashikojë se për dy vite Evropa do të ndryshojë rrënjësisht

Sipas tij ka disa faktorë që ndikojë në rritjen e ekstremit të djathtë në Francë dhe në të gjithë botën, ku më e rëndësishmja sipas tij është migrimi i paligjshëm.

banner

Eksperti shprehet se kjo valë e re politike shumë shpejt do të prekë Ballkanin dhe Shqipërinë.

“Europa në dy vite ka për të qenë një Europë krejt tjetër. Ka vazhduar me Brexit, me Donalt Trump dhe po vazhdon me Hungarinë, Francën dhe Holandën dhe do të vazhdojë me Britaninë, Austrinë, Gjermaninë dhe Japoninë. Ka një ngritje drejt estabilishmentit politik dhe arsyeja janë disa faktorë. E para është deindustrializimi i gjithë perëndimit, e dyta është plakja e popullsisë dhe e treta është migracioni i paligjshëm. Ajo çfarë shihet në Francë është shkuarja drejt sovranizmit dhe ajo çfarë shohim në Francë do të shpërndahet në të gjithë botën. Do ta kemi dhe vitin tjetër në Ballkan dhe në Shqipëri” tha Peka

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy