Sonte në “Pressing” në T7 është folur për jetën dhe veprimtarinë e shkrimtarit të shquar ndërkombëtarisht Ismail Kadare.
Profesori Bardh Rugova, ka folur për debatin rreth identitetin që kohë të gjatë e kishin mes vete Ismail Kadare e Rexhep Qosja.
Kadare insistonte që shqiptarët i takojnë vetëm identitetit evropian, por Qosja kishte mendimin tjetër që ka edhe elemente tjera pos atij evropian në identitetin shqiptar.
“Ka qenë një debat shumë i madh dhe shumë i rëndësishëm, që ka zgjatur një kohë të gjatë. Është një mes çka jemi dhe çka synojmë, dhe këtu ka edhe ndeshje të caktuara. Kur është krijuar identiteti shqiptar është krijuar si identitet ku janë lënë të gjitha koncepteve e tjera, favor të kombit. Identiteti është si një qepë, ka shtresa të ndryshme, dhe kur i heqësh gjitha shtresat e qepës më nuk ka asgjë”.
“Kadare mendonte që ky identitet është i perëndimit, sepse i takojmë. Është krijuar nga shkëputja me Perandorinë Osmane, me gjitha gjurmët që kanë mbetur. E kemi këndvështrimin tjetëe që ne i kemi ato shtresa”.
“Kjo çështje nuk është kush ka të drejtë”, ka thënë Rugova, duke theksuar se ky debaton vazhdon akoma në mes studiuesve.