Vuçeviq: Nuk ka mundësi për përparim në dialog derisa Kurti është në pushtet, Lajçak e di këtë

by Nexhat

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka pretenduar se nuk ka mundësi që dialogu Kosovë-Serbi të lëvizë derisa në krye të pushtetit në Kosovë të jetë kryeministri Albin Kurti.

“Nuk shoh asnjë milimetër hapësirë ​​që diçka do të lëvizë në dialog derisa të jetë Kurti në pushtet. Kur fola me Miroslav Lajçakun në Athinë para dhjetë ditësh, e shoh që edhe ata janë të vetëdijshëm për këtë. Ata e dinë se Kurti me siguri nuk do të formojë Asociacionin. Mua më duket se është joreale që QUINT nuk ka ndikim te Kurti. Ata thonë se po na bëjnë presion, por ne nuk shohim ndonjë përparim”.

banner

Ai gjithashtu tha se të gjitha veprimet e Perëndimit çojnë te “qëllimi i mëparshëm” e që, sipas tij,  është pavarësia e Kosovës, shkruan Blici serb, transmeton Gazeta Express.

“Unë nuk mendoj se as Lajçak dhe as Borrell janë entuziastë për këtë, por mendoj se ka qendra që e mbështesin atë”, thotë Vuçeviq

Ai gjithashtu vazhdoi fushatën propaganduese se në Kosovë ka “terror” ndaj serbëve.

“Populli i Kosovë është absolutisht i dëshpëruar, [po të isha] në vendin e tyre unë do të kisha vdekur shumë kohë më parë”, tha Vuçeviq.

Ai ka komentuar edhe paralajmërimet e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq vjen në Kosovë pa leje mund të arrestohet.

“Banditët nuk mund të arrestojnë kurrë presidentin e një vendi, por edhe se presidenti nuk do të bëjë kurrë asgjë që do të kërcënonte sigurinë e serbëve në Kosovë”, tha Vuçeviq, duke pretenduar se e kanë shqetësim paqen në rajon.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, të ruajmë paqen dhe të shpëtojmë serbët në Kosovë, megjithatë kemi të bëjmë me dikë që nuk dëshiron paqe dhe që dëshiron spastrimin etnik të serbëve në Kosovë. Dhe nëse presidenti i Serbisë vendos t’i vizitojë, do të jetë në koordinim me KFOR-in, EULEX-in dhe me të gjitha institucionet me të cilat është e nevojshme”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy