Copa America vjen më një rregull ndryshe për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen – kthehet në finale!

by Nexhat

Krahas Kampionatit Evropian në Gjermani, spektakli i futbollit po mbahet edhe në Amerikën Jugore, Qendrore dhe Veriore ku po luhet Kupa e Amerikës.

Tashmë dihen çerekfinalistët, ku derbi absolut do jetë mes Uruguait dhe Brazilit. Në çerekfinale Argjentina do të luajnë kundër Ekuadorit, e më pas në gjysmëfinale të mundshme kundër më të mirës së duelit Venezuelë-Kanada

Duke qenë se Argjentina dhe Brazili janë në anët e kundërta të shortit, kjo do të thotë se ata mund të shikojnë Superclasico vetëm në finalen e Copa America.

Ajo që është interesante është se nuk do të ketë kohë shtesë në ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Nëse ndeshjet përfundojnë në barazim, ekzekutohen menjëherë goditjet e penalltisë, ndërsa kjo nuk vlen për finalen

Në finale do të ketë kohë shtesë dhe penallti nëse ndeshja përfundon në barazim. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy