Homazhet për Kadarenë/ Ambasadori amerikan në Kosovë: Ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme në Botë

by Nexhat

Jefrey Hovenier, ambasadori amerikan në Kosovë, ka vlerësuar lart kontributin e shkrimtarit Ismail Kadare. Në një postim në rrjetet sociale, Hovenier bën të ditur se ka lënë një mesazh në librin e ngushëllimeve në ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë

“Isha i nderuar të nënshkruaj librin e ngushëllimeve në Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare. Kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të jashtëzakonshme në botë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij”, ka shkruar Hovenier

banner

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare, pas një arresti kardiak.

Krijimtaria e tij është përkthyer në më shumë se 45 vende të botës

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm, më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy