Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e e shkrimtarit Ismail Kadare, dhe ka bërë homazhe njëherësh për të.
Ai ka shkruar edhe në librin e zisë që ishte i vendosur në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.
“Sot, teksa Kosova mban Ditën Kombëtare të Zisë, unë pata nderin të nënshkruaj librin e ngushëllimeve, duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare”.
“Kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij”, ka thënë Hovenier në platformën X.