Kuaduo Duah ka lindur 27 vite më parë në Londër, por në EURO 2024 do të jetë përballë të besuarve të Gareth Southgate.
Historia e sulmuesit të Zvicrës, i cili tregon se është tifoz me Chelsean dhe se admironte Didi Drogban, është mjaft e veçantë.
“Nuk prisja ftesë nga Zvicra dhe u habita kur mora një të tillë para se të fillonte Evropiani. Do të jetë një ndeshje e madhe ajo e ditës së shtunë pasi Anglia na ka ndjekur në ndeshjen që kemi zhvilluar përballë Italisë. Me lojën e paraqitur besoj se nuk do të mendojnë se jemi një skuadër e lehtë për tu mposhtur”, tha Duah.
27-vjeçari mendon se Zvicra është i habitur prej zgjedhjeve të Southgate, i cili la në stol Palmer.
“Një lojtar si Kol është mëkat ta mos e aktivizosh. Ai ka qenë perfekt gjatë të gjithë sezonit”, komentoi Duah