“Kryetarit i është bërë shpija ujk”, nga opozita reagojnë ndaj paralajmërimit për raportimin e Hysenit për punën gjashtë mujore

by Nexhat

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se kryetari Alban Hyseni do të prezantojë para qytetarëve punën e tij gjashtë mujore.

Mirëpo, sipas njoftimit bëhet e ditur se raportimi para qytetarëve nuk do të mbahet në hapësirat brenda komunës, por tek parku urban në Gjilan

banner

I menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të Grupit të këshilltarëve nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës Avdyl Aliu, i cili tha se të parit të komunës i është bërë shpija ujk.

“Të parit të ekzekutivi i është bërë shpija ujk, kurdo që mundet ikën nga Gjilani dhe Kosova, por edhe kur është në Gjilan nuk kryen punë nga zyra dhe institucioni, raporton nëpër rrugë dhe nëpër parqe”, ka shkruar Aliu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy