41
Doruntina, mbesa e Ismail Kadaresë, ka folur për eksperiencën e saj me të ndjerin.
Ajo për Klan Kosovën ka thënë se ai ishte një gjysh shumë i mirë, dhe se nuk i kufizonte.
“Gjyshi im ka qenë gjithmonë njeri enigmatik dhe serioz, me atë seriozitet që e kishte shfaqte edhe dashurinë në një mënyrë shumë të veçantë që e kishte ai, edhe ashtu e kujtoj”.
“Ishte gjithmonë serioz dhe me turinj, edhe dinte të qeshte. Asnjëherë nuk na kishte thënë gjë na kishte lënë të lirë çdo herë, asnjë rregull”, ka thënë Doruntina.