MITROVICË/ Punimet nuk kishin cilësinë e duhur, largohet një pjesë e asfaltit në rrugën “Lah Nimani”

by Nexhat

Gjatë ditës së mërkurë është larguar një pjesë e rrugës “Lah Nimani” në Mitrovicë, e cila ishte asfaltuar para pak kohësh.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastukturë, Granit Tmava, ka thënë se arsyeja pse është larguar një pjesë e rrugës është që të përmirësohet kualiteti i infrastrukturës

banner

“Ne kemi pranuar shqetësimet për punimet në këtë rrugë dhe kam vlerësuar me kujdes se pjesa e cila është punuar më herët nga kompania e kontraktuar nga komuna nuk është në cilësinë e duhur për përmirësimin e infrastrukturës tonë”, u shpreh Tmava.

Ai është shprehur se çdo investim publik duhet të jetë në përputhje me standardet më të larta për të siguruar sigurinë dhe përdorueshmërinë për qytetarët e Mitrovicës.

“Me këtë vendim, dua të siguroj që çdo projekt i realizuar në emër të qytetarëve tanë të jetë një investim i vërtetë në të ardhmen tonë të përbashkët”, shkroi Tmava

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy