Abuzoi me fondet e BE-së, arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

by Merita

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Nga të dhënat e para mësohet se Beqja është arrestuar me akuzën e korrupsionit për fondet donatorëve.

Ilir Beqaj ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK. Përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

Urdhër arresti edhe për Ermal Kurtulajn, ish-vartës i Beqajt tek SASPAC, të cilit i është kontrolluar banesa me herët për llogari të hetimit. Ish-ministri Beqaj përdori automjetin në emër të Kurtulajt, por që dyshohet të jetë pasuri e fshehur e Beqajt, për disa herë tek vinte në SPAK për masën “detyrim për paraqitje” për çështjen e Sterilizimit.

Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës.

Ish-ministri po hetohet nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për “shpërdorim detyre” lidhur me kontratën koncesionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy