Teksa pista Broja duket e vështirë, duke qenë se në garë për të janë disa skuadra nga Premier League, Milani ka hedhur sytë nga Alvaro Mora, kapiteni i Spanjës.
31-vjeçari do të jetë në krye të sulmit të Spanjës në finalen e parakohshme të Europianit, ndaj Gjermanisë të premten, ndërsa në anën tjetër, për të është ndezur merkato.
Sipas Sky Sport, dëshira e lojtarit në këtë rast do të jetë vendimtare, pasi do të duhet të zgjedhë nëse do të vazhdojë kontratën te Atletico Madrid apo do të largohet.
Milanit do t’i duhej të paguante vetëm 13 milionë euro për klauzolën e largimit.
Morata nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për Italinë pasi ka kaluar katër vite në Serie A në radhët e Juventusit.