Putin vlerëson angazhimin e Trump për t’i dhënë fund luftës: E marrim seriozisht atë

by Merita

Presidenti Vladimir Putin tha të enjten nga Astana se Rusia nuk është në kushte të pranojë një armëpushim në Ukrainë derisa Kievi të ndërmarrë hapa që janë të pranueshëm për Moskën.

Putin tha muajin e kaluar se Rusia do t’i jepte fund luftës në Ukrainë vetëm nëse Kievi do të pranonte të hiqte dorë nga ambiciet e tij për t’u anëtarësuar në NATO dhe të dorëzonte tërësinë e katër provincave të pretenduara nga Moska.

banner

“Ne thjesht nuk mund të vazhdojmë dhe të shpallim një armëpushim tani me shpresën se pala tjetër do të ndërmarrë disa hapa pozitivë. Ky është parësore. Së dyti, ne nuk mund të lejojmë që armiku të përfitojë nga ky armëpushim për të përmirësuar pozicionin e tij, për të riarmatosur veten”, tha Putin.

Kreu i Kremlinit reagoi dhe për debatin presidencial në SHBA, si dhe propozimin e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

I pyetur në lidhje me sugjerimin e Trump se lufta në Ukrainë mund të përfundonte shpejt, Putin tha se Rusia e ka marrë atë seriozisht.

“Ju e dini se Trump, si kandidat presidencial, ka thënë se është gati dhe dëshiron të ndalojë luftën në Ukrainë. Ne e marrim këtë shumë seriozisht. Nuk jam i njohur, natyrisht, me propozimet e tij se si ai planifikon të bëje këtë dhe kjo, natyrisht, është pyetja kryesore, por nuk kam dyshim se ai po e thotë këtë sinqerisht, dhe ne e mbështesim”, tha Putin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy