Roberto Martinez me premtim të madh për tifozët e Portugalisë para ndeshjes me Francën

by Nexhat

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ka thënë se Portugalia është gati për ndeshjen me Spanjën në çerekfinale të Euro 024.

Selecao e dinë se Gjelat janë favoritë për këtë takim, por që do të mundohen t’i mposhtin si në finalen e Euro 2016.

banner

“Kritikat që marrim, tregojnë se sa shumë pasionante dhe sa shumë e ndjekin njerëzit kombëtaren tonë”, ka thënë fillimisht Martinez në konferencë për media

“Unë besoj se kemi në organikë lojtarë shumë të rëndësishëm, ndërsa një tjetër aspekt pozitiv është edhe konkurrenca në dhomat e zhveshjes.

“Detyra ime është t’i bëj këta lojtarë të performojnë sa më mirë, dhe unë do ta bëj këtë, u premtoj tifozëve”.

Të gjithë e dinë sa mirë luajnë këto skuadra, por rëndësi në ndeshje do të ketë se si do t’i ekzekutojnë ato për të cilat janë stërvitur”

“Mendoj se ne jemi totalisht gati për ndeshjen me Francën. Ne jemi kritikë me vetveten dhe kërkojmë të përmirësohemi gjithnjë, por nuk është e thënë që të ndryshojmë gjithçka nga ndeshja në ndeshje”.

“Në këtë Evropian, ndeshjet janë shumë të forta dhe është e vështirë që të shënosh golin e parë. Po bëjmë shumë mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, e rëndësishme është që të jemi në zotërimin e topit si dhe ta qarkullojmë atë në sa më shumë lojtarë të jetë e mundur”, u shpreh më tej Martinez

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy