Seri sulmesh nga ushtria ruse në rajonin e Zaporizhia-s në Ukrainë, dy të vdekur, një i plagosur

by engel

Dy persona u vranë në sulmet ruse në rajonin Zaporizhia të Ukrainës, njoftoi të enjten në mëngjes guvernatori rajonal Ivan Fedorov.

“Një burrë dhe një grua kanë vdekur si pasojë e bombardimeve nga forcat ruse, ndërsa një tjetër u plagos”, saktësoi guvernatori në Telegram.

banner

Ai tha se gjithsej në këtë rajon janë regjistruar 391 sulme ruse, ndaj 10 komunave në 24 orët e fundit. Kujtojmë se prej më shumë se dy vitesh Rusia ka nisur një agresion ushtarak ndaj Ukrainës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy