Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dëshmitari i mbrojtur me shifrën W04445 është dëshmitari i radhës i Prokurorisë dhe dëshmia e tij do të bëhet përmes një video lidhjeje,
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se sipas asaj çfarë ka ofruar Prokuroria në Gjykatë, dëshmitari në fjalë dhe të afërm të tij kanë qenë përkrahës të LDK-së.
“Në vitin 1998, anëtarët e UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, trupi i të cilit u gjet më vonë atë vit”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se “në të njëjtin vit, dëshmitari gjithashtu u ndaluar dhe u keqtrajtua nga pjesëtarët e UÇK-së”,
Specialja gjithashtu sqaron se dëshmia e BisliM Zyrapit ende s’ka përfunduar dhe planifikohet të vazhdojë të hënën e 8 korrikut në orën 09:00.