“Tri kushtet janë kot”/ Lekaj: Kurti e Bislimi po bëjnë lojë politike në dialog

by Nexhat

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, gjatë të martës janë takuar në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Shefat e tyre nuk pranuan të takohen ball për ballë një javë më parë, por, kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq zhvilluan takim

Lidhur me këtë, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj,thotë se prezenca e Kurtit dhe Bislimit në dialog është një lojë politike e tyre.

banner

“Prezenca e Bislimit dhe Kurtit në dialog është një lojë politike e të dyve përballë qytetarëve të Kosovës dhe fuqive ndërkombëtare. Varësisht nga ecuria dhe temat e dialogut ata fatkeqësisht po e bartin përfaqësimin në mënyrë reciproke, e cila pastaj po sjell konfuzitet dhe mjegulli të procesit të dialogut”, tha ai.

Lekaj thekson se procesi i dialogut po kalon ditë të vështira, pasi që nuk ka dakordime dhe as favore në krah të Kosovës

Tutje, ai vlerëson se Qeveria Kurti ka dështuar në dialog dhe vendit po i kushton shumë në proceset e zhvillimit.

“Procesi i dialogut po kalon ditë të vështira, pasi jemi në një udhëkryq që nuk po ka as dakordime të palëve e as favore në krah të Kosovës. Kjo Qeveri ka dështuar në dialog dhe po na kushton shumë si shtet në proceset e zhvillimit të vendit”, shtoi Lekaj per gazetablic.

Ai po ashtu vlerëson se kushtet e Kurtit kanë qenë kushte koti dhe vetëm për kalkulime politike brenda dhe jashtë vendit.

“Kurti me tre kushtet që i ka bërë, janë kushte koti dhe sa për kalkulime politike brenda dhe jashtë vendit”, përfundoi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy