“U irrituan nga mënyra se si u interpretohej islami”, Latifi tregon pse ka rënë numri i myslimanëve në Shqipëri

by Nexhat

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, ku në çështjen e besimeve fetare ka një rënie të numrit të myslimanëve.

Për këtë, Blerim Latifi ka thënë se një masë e madhe është irrituar me një mënyrën sesi është interpretuar Islami.

Ai ka shtuar se shoqëritë demokratik liberale kërkojnë një qasje më tolerante e të moderuar të fesë, duke thënë se me këtë nuk nënkupton vetëm për Islamin, por edhe për fetë e tjera.

“Të themi është irritu prej kësaj mënyrë sesi është transmetu Islami te shqiptarët dhe kjo ka ndiku që kjo masë e madhe me lëviz në drejtime të ndryshme”

“Shoqëritë liberale dhe demokratike kryesisht e kërkojnë një transmetim më tolerant, më të butë, më të moderuar të fesë. Nuk po flas vetëm për Islamin, por për të gjitha besimet. Ky dimension shpesh ka mungu, shpesh me vetëdije, shpesh pavetëdije e nga keqkuptime të ndryshme. Unë mendoj që duhet llogaritur si një faktor që nesër kur të bëhen hulumtime shkencore empirike, mundet me u konsideru si një tezë e testune”, ka thënë Latifi. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy