Oda Ekonomike Amerikane, u është drejtuar me një letër anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku në emër të kompanive anëtare ka shprehur shqetësimet lidhur me vendimin e Komunës për Planin Rregullues të Hollësishëm të lagjes “Kalabria”.
Në reagimin e Odës thuhet se kompanitë anëtare besojnë se ky vendimi me të cilin është miratuar ky plan duhet të pezullohet dhe të rishqyrtohet organet përgjegjëse të nivelit qendror ose lokal,
“Kompanitë tona anëtare besojnë se ky dokument duhet të pezullohet dhe të rishqyrtohet organet përgjegjëse të nivelit qendror ose lokal. Plani Rregullues i Hollësishëm (PRrH) duhet të bazohet në parimet demokratike, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përfshirjen e të gjitha subjekteve të prekura. Ai duhet të akomodojë potencialin zhvillimor të qytetarëve dhe bizneseve në zonë. Koeficienti i ndërtimit i përshkruar në këtë dokument duhet të përputhet me mundësitë dhe nevojat reale të hapësirës, duke siguruar zhvillim të ekuilibruar dhe duke inkurajuar investimet”, thuhet në reagim,.
OAEK ka kërkuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal që të ndërmerin masat e nevojshme, për rishikimin e veprimeve të fundit të Komunës së Prishtinës që lidhen me dokumentet e planifikimit hapësinor.
“Dokumentet e planifikimit hapësinor janë të një rëndësie të veçantë për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar. Ato duhet të promovojnë qeverisjen e mirë, shfrytëzimin e duhur të tokës dhe interesat e të gjithë qytetarëve. Përveç kësaj, këto dokumente duhet të krijojnë mundësi për zhvillim dhe investim të qëndrueshëm duke ruajtur mjedisin dhe trashëgiminë kulturore.
Kompanitë tona anëtare theksojnë rëndësinë e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Planit Rregullues i Hollësishëm (PRrH) për lagjen Kalabria. Këto plane duhet t’u përmbahen parimeve të planifikimit hapësinor dhe të përfshijnë konsultime të plota me publikun dhe komunitetin”, thuhet në reagim.
Në fund, Oda Ekonomike Amerikane ka thënë sembetet e përkushtuar që të ofrojë ekspertizën e saj, duke nxitur përpjekjet bashkëpunuese për të siguruar që aktivitetet e autoriteteve qendrore dhe lokale të mbështesin ndërmarrjet dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.
“Planifikimi gjithëpërfshirës do të çojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe do të krijojë potencial ekonomik për rajonin. Duke ju falënderuar paraprakisht për konsideratën tuaj, ju ofrojë gatishmërinë tonë për të sqaruar më tej këtë shqetësim të kompanive tona anëtare”, përfundon reagimi.