Demokratët Euroatlantikë zhvilluan sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku u diskutuan pikat për vijimin e aksionit politik
Në rezolutën e miratuar, Demkratët Euroatlantikë nuk do heqin dorë nga iniciativa për rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin për vulnë dhe kërkesës për zbardhjen sa më të shpejt të vendimit të Gjykatës së Apelit.
Gjithashtu Demokratët Euroatlantik mbeten të angazhuar që shqiptarëve t’u paraqitet alternativa e tyre në zgjedhjet e ardhshme me çdo kusht.
Rezoluta dënon korrupsionin dhe sabotimin e Reformës Zgjedhore, duke riafirmuar mbështetjen për aleancat me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe. Demokratët Euroatlantikë mbështesin fuqimisht SPAK dhe GJKKO në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Këshilli bën thirrje për përgatitje për zgjedhjet e ardhshme dhe ruajtjen e simboleve të partisë përmes aksioneve ligjore. Rezoluta dënon marrëveshjet e dëmshme mes Partisë Socialiste dhe deputetëve opozitarë dhe thekson rëndësinë e ndarjes dhe balancimit të pushteteve për një demokraci funksionale.
Këshilli apelon për bashkimin e demokratëve rreth vlerave euroatlantike dhe një Shqipëri të drejtë, demokratike dhe të zhvilluar.