Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar disa fotografi nga festa e mbrëmshme në Prishtinë për nder të Pavarësisë së SHBA-së në kuadër të Festave të Korrikut.
Abdixhiku teksa ka përmendur ata që kanë performuar mbrëmë në kryeqytet, ka shkruar se Prishtina e mbrëmjes të së enjtes është Prishtina e vërtetë.
Postimi i plotë:
Mbrëmë, në Prishtinë📍nën organizimin e ‘Festave të Korrikut’, festuam 4 korrikun dhe 248 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve 🇺🇸🇽🇰.
Shënuam këtë ditë, në performancën e shkëlqyer të Alban Nimanit dhe ‘Asgjë Sikur Dielli’, nëpërmjet rikthimit të këngëve që kanë definuar vet identitetin e Prishtinës dhe së këndejmi secilit prej nesh. Prishtina kur është e tillë është e vërtetë; prandaj dhe në vibe-in që jep bëhet e veçantë. Mbrëmë ishte e veçantë!
Ky është edicioni i tretë i Festave të Korrikut, dhe si çdo vjet, në rrugën ‘2 Korriku’ të kryeqytetit festohet data e Deklaratës Kushtetuese të 1990-ës, sikurse dhe Dita e Pavarësisë së aleatit tonë qenësor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës