BE-ja s’i komenton arrestimet e fundit nga Serbia: Presim të respektohet lëvizja veç me letërnjoftime

by Nexhat

Dy ditë më parë një person është arrestuar nga autoritetet serbe për dyshimet se i njëjti ka kryer krime lufte gjatë majit të vitit 1999 në Koshare.

Në lidhje me këtë për Klankosova.tv kanë folur nga Bashkimi Evropian, të cilët thanë se nuk i komentojnë procedurat gjyqësore

“Ne nuk i komentojmë hetimet të cilat vazhdojnë apo procedurat gjyqësore”, tha një zëdhënës i BE-së.

Bashkimi Evropian po ashtu për Klankosova.tv tha se presin nga autoritetet serbe që ta respektojnë lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime

“Përdorimi i letërnjoftimeve përkatëse për lirinë e lëvizjes në mes Kosovës dhe Serbisë është mundësuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne presim që kjo praktikë të respektohet nga të gjitha autoritetet serbe”, tha një zëdhënës i BE-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy