Futbollisti gjerman Toni Kroos edhe zyrtarisht i ka dhënë sot (5 korrik) fund karrierës së tij si futbollist profesionist .
Kroos kishte bërë të ditur më herët se do të tërhiqej nga futbolli pas përfundimit të Kampionatit Evropian dhe me spanjollët që tashmë kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, ai mund të konsiderohet si një i pensionuar.
Mesfushori legjendar i cili shpenzoi 10 vitet e fundit të karrierës tek Real Madridi, kishte njoftuar në muajin maj se do të pensionohej nga Kampionati Evropian i cili u mbajt në vendlindjen e tij
Shteti i tij shijoi një kampanjë shumë të mirë në Euro 2024, deri sa shpresat e tyre për trofe morën fund pas humbjes ndaj Spanjës në çerekfinale.
Në atë që ishte një karrierë e jashtëzakonshme për Kroosin, ai fitoi 34 trofe me klubin dhe kombëtaren, por nuk ia doli që ta fitojë Kampionatin Evropian
Paraiqitjet e tij gjatë sezonit që lamë pas kishin bërë që shumë njerëz të shtrojnë pyetjen nëse Kroos ka marrë vendimin e duhur për t’u pensionuar, por gjermani gjithmonë kishte qëndruar i qartë sa i përket dëshirës së tij për t’i dhënë fund karrierës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale në muajin maj, Kroos kishte bërë të ditur për vendimin e tij i cili tronditi miliona tifozë anembanë botës.
“Pas 10 vitesh tek Real Madridi, në fund të këtij sezoni ky kapitull do të përfundojë. Në të njëjtën kohë ky vendim do të thotë se karriera ime si futbollist aktiv do të marrë fund këtë verë pas Kampionatit Evropian”.
“Siç kam thënë gjithmonë: Real Madridi është dhe do të jetë klubi im i fundit. Unë jam i lumtur dhe krenar që në mendjen time e kam gjetur kohën e duhur për vendimin tim dhe se mund të bëja zgjedhjen personalisht”, kishte thënë Kroos
Bota e futbollit humbi një lojtar i cili do të mbahet mend gjatë për qetësinë dhe maturinë e tij në fushë si dhe pasimet milimetrike që thyenin linjat e mbrojtjeve kundërshtare.
Ndeshjet e luajtura: 754
Golat: 73
Asistimet: 166
Trofetë: 34