Hapet tuneli i Llogarasë

by Nexhat

Vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të Shqipërisë, tuneli i Llogarasë, është hapur sot zyrtarisht për përdorim.

Të pranishëm në ceremoni janë kryeministri shqiptar Edi Rama, ministra, deputetë e zyrtarë vendorë të qarkut Vlorë.

banner

Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura të Jugut të Shqipërisë.

Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogarasë dhe del në fshatin Palasë. Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë.

Tuneli i Llogarasë, i cili u hap përpara afatit përfundimtar, do të jetë pa pagesë këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet, shkruan tvklan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy