Procesi i Hartëzimit të Korrupsionit, Haxhiu: Mekanizmi antikorrupsion po fuqizohet dita-ditës

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbajti sot fjalim në tryezën e organizuar për prezantimin e gjetjeve nga Procesi i Hartëzimit të Korrupsionit, realizuar sipas metodologjisë së Këshillit të Evropës.

Në fjalimin e saj, ministrja theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të promovuar një kulturë të integritetit në institucionet publike dhe për të luftuar pa kompromis korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ajo nënvizoi se në Programin e Qeverisë për periudhën 2021-2025, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i integritetit dhe llogaridhënies së institucioneve të drejtësisë janë vendosur si objektiva strategjike dhe prioritete kryesore.

banner

Haxhiu veçoi disa nga arritjet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, duke përfshirë: Zhvillimin e procesit të vetingut në gjyqësor dhe prokurori, themelimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar, miratimin dhe zbatimin e Strategjisë së Sundimit të Ligjit dhe reformimin e Këshillit Prokurorial dhe administratës së sistemit të drejtësisë.

Ministrja Haxhiu theksoi se mekanizmi antikorrupsion i ngritur nga Qeveria po fuqizohet dita-ditës, duke shënuar rezultate konkrete në identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e akteve korruptive në të gjitha nivelet e administratës.

Përveç kësaj, ajo raportoi se përqindja e zbatimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026 ka arritur në 85 për qind të aktiviteteve të planifikuara, një shifër që reflekton përkushtimin e institucioneve kosovare në këtë drejtim.

Një fokus i veçantë u vendos mbi reformimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe plotësim-ndryshimin e tre ligjeve kryesore të sistemit prokurorial, të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e mundësisë së “koorporatizimit” dhe rritjen e “pluralizmit” brenda Këshillit.

Në përfundim, Ministrja shprehu mirënjohjen e saj për Këshillin e Evropës dhe të gjithë përfaqësuesit institucional për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e këtij takimi për diskutimin dhe ndarjen e perspektivave dhe për të ndërtuar një sistem drejtësie më efektiv dhe më efikas për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy