Po mbahet protesta para Bashkisë Tiranë.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, njëkohësisht edhe këshilltari ekonomik i PD-së, Dorian Teliti, u shpreh se vetëm 6 ditë i ndajnë shqiptarët nga 11 korriku, kur bulevardi do të mbushet plot
Ai shtoi se e vetmja rrugë është krijimi i qeverisë teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
“Ndodhemi sot para godinës së korrupsionit që po shkërmoqet nga forca e rezistencës qytetare. Tirana nuk ka vend për abuzues e hajdutë por vetëm për ndershmërinë.
Ju policë që sot ruani godinën e krimit thirrini mendjes.
Pak ditë na ndajnë nga 11 korriku, ku e gjithë Shqipëria do të mbushë bulevardin për të dhënë një mesazh të qartë e të fortë që Tiran e gjithë Shqipëria nuk e do më këtë mazhorancë dhe e vetmja rrugë është krijimi i qeverisë teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
6 ditë na ndajnë nga dita kur do zbrazim këtë godinë dhe Kryeministrinë. Të rezistojmë sepse e drejta do të vijë dhe do të jetë me qytetarët”, tha ai