UEFA tregohet e pamëshirshme ndaj Demiralit, i shqipton dënimin pas ‘festës nacionaliste’

by Nexhat

UEFA ka konfirmuar dënimin për yllin e Turqisë, Merih Demiral, i cili është dënuar me dy ndeshje moslojë me efekt të menjëhershëm.

Turqia mori një fitore të madhe me rezultat 2-1 ndaj Austrisë në fazën e 1/8-tës, me heroin e tyre Demiral, i cili shënoi dy gola

banner

Megjithatë, pas golit të dytë mbrojtësi i Al Ahli, ka bërë një festim i njohur si ‘përshëndetja e ujkut’ dhe i cili llogaritet si përshëndetje nacionaliste

Ky festim është i ndaluar në Austri dhe Gjermani, duke bërë që UEFA të marrë masa rreth një dënimi të mundshëm të lojtarit.

Disa ditë pas, UEFA ka marrë vendim duke e dënuar Demiralin me dy ndeshje moslojë me efekt të menjëhershëm.

Kështu, Demiral nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Holandës dhe nëse ata vazhdojnë në gjysmëfinale me njërën mes Zvicrës ose Anglisë.

Fabrizio Romano/🚨 UEFA confirm 2 game ban for Merih Demiral with immediate effect.

He’s not gonna be available for game vs Netherlands and if they proceed to the semi finals.

Turkish Federation has appealed to CAS.

↪️ Bellingham will be available, Demiral will not be available.

Federata Turke e Futbollit e ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Vlen të theksohet se UEFA ka dënuar edhe yllin e Anglisë, Jude Bellingham, me një ndeshje, por ai mund të zgjedh ndeshjen që nuk do të luajë brenda një viti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy