20 vjet burg për kosovarin në Francë që përdhunoi vajzën e tij

by Nexhat

Gjykata e Meuse Assize në Francë e ka dënuar me 20 vjet burgim një kosovar rreth të pesëdhjetave,, për përdhunimin e vajzës së tij.

Media franceze “Actu.fr” ka raportuar se ky person ka filluar të abuzonte me vajzën e tij, që  kur ajo ishte vetëm 13-vjeçare, abuzim ku i cili ka vazhduar deri mes viteve 2010 dhe 2020.

banner

Krahas dhunës seksuale, vajza e re ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes me jetë, shkruan Actu.fr, transmeton Klankosova.tv.

“Tiran,  pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë”, kështu e përshkroi prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, babain e viktimës.

Mirëpo, në artikull thuhet se kosovari i ka mohuar të gjitha akuzat.

Përveç dënimit me 20 vjet burgim, atij i është ndaluar edhe hyrja në territorin e Francës.

Ndryshe, ai ishte dënuar me 18 vjet burg në janar të 2023-tës, mirëpo thuhet se një gabim procedural ë lejoi lirimin e tij më 13 shkurt, por që 12 ditë më vonë u arrestua sërish, për të marrë tani dënimin me 20 vjet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy