Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se pushteti po gënjen kur thotë se në mandatin e tyre paga mesatare është rritur prej 580 euro në 780 euro.
Ajo u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur nëse kanë pasur ngritje page 200 euro nga viti 2019 në vitin 2024
Si[pas saj, të vetmit që kanë pasur rritje page në Qeverinë Kurti janë vetë kryeministri, ministrat, këshilltarët dhe asistentët e tyre, raporton Express.
“Paga i është shumëfishuar Gani Jakupit që është paguar 7 mijë e 500 euro në muaj, Gazmend Begollit i cili për një konsulencë në KEK ka marrë rreth 27 mijë euro, këshilltarit të ministrit të kulturës i cili paguhet 5 mijë e 560 euro në muaj”, ka shkruar Bajrami.
Bajrami ka përmendur edhe se si Ministria e Kulturës ka ndarë mjete për OJQ’në ku më parë ka qenë drejtor ekzekutiv vetë Ministri Hajrulla Ceku, derisa ka shtuar se fitimi u është rritur edhe kompanive që pa konkurrencë marrin tenderë njëburimorë.
Ministri i Kulturës përpos që paguan konsulentë me paga super të larta së fundmi pa fije turpi dha qindra mijëra euro për OJQ që i ka themeluar vetë dhe bashkëpartiakët e tij. Ndërsa fitimi u është rritë 900 kompanive që pa konkurrencë marrin tenderë sekret, POR qytetarët janë varfëruar, këtë e thonë raportet ndërkombëtare, këtë e thonë qytetarët që në baza ditore përballën me ushqim të me shtrenjtë, derivate me të shtrenjta, çmim të rrymës të dyfishuar e paga të zhvlerësuara nga inflacioni”, ka shkruar tutje ajo.
Ajo ka premtuar se me ardhjen e LDK’së në pushtet, do të rriten pagat.
“Qytetarëve pagat do u rritën me qeverisjen e LDK-së. Program “Rruga e Re” është alternative e vetme”, ka shkruar Bajrami.