Bardhi dhe Noka takime në Kombinat: Protesta e 11 korrikut, betejë pa kthim deri në formimin e qeverisë teknike

by Nexhat

Këtë të shtunë, nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, Koordinatori i Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu dhe drejtues të zonës, kanë zhvilluar takime me banorët e Kombinatit në Tiranë

Noka u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik kundër regjimit autokrat e antishqiptar të Edi Ramës

“Protestës së 11 korrikut duhet ti bashkohet çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur nga regimi autokrat i Ramës. Synimi i vetëm i tij është të pasurojë veten, familjarët e tij, ministrat, zyrtarët, drejtorët, duke lënë në mjerim ekonomik shqiptarët, të cilët rrugë të vetme për të shpëtuar nga ky regjim kriminal e banditesk gjejnë largimin nga vendi,” u shpreh Noka teksa shpërndante fletushka në zonën e Kombinatit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy