Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

by Nexhat

Cristiano Ronaldo ka postuar një mesazh për tifozët portugezë pas eliminimit të Portugalisë nga Euro 2024 pas humbjes ndaj Francës në penallti.

Në mesazhin e tij, Ronaldo falënderoi tifozët për mbështetjen e tyre gjatë kësaj gare dhe i kërkoi atyre që të vazhdojnë dhe të ndërtojnë trashëgiminë e tyre me kombëtaren.

banner

Përkundër faktit që shënoi gjatë ekzekutimit të penalltive, kapiteni i Portugalisë vazhdoi me paraqitjet e tij të dobëta në këtë garë dhe nuk bëri pothuajse asgjë gjatë 120 minutave lojë për të ndihmuar Portugalinë të kualifikohet në gjysmëfinale.

Eliminimi i Portugalisë bëri që të përhapen zërat se Ronaldo do të pensionohet nga futbolli me kombëtare, por mesazhi i tij ka paralajmëruar të kundërtën.

“Ne deshëm më shumë. Ne merituam më shumë. Për ne. Për secilin nga ju. Për Portugalinë”.

“Ne jemi mirënjohës për gjithçka që ju na keni dhuruar dhe për gjithçka që kemi arritur deri më tani. Brenda dhe jashtë fushës, unë jam i sigurt që kjo trashëgimi do të nderohet dhe do të vazhdojë të ndërtohet. Së bashku”, ka shkruar Ronldo.

Kjo gjuhë që Ronaldo ka përdorur në mesazhin e tij na jep përshtypjen se sulmuesi portugez beson që ai ka një biznes të pa përfunduar me fanellën e kombëtares

Ronaldo me gjasë e ka vendosur fokusin e tij në Botërorin e vitit 2026 në Kanada, Amerikë dhe Meksikë, por atëherë do të jetë 41-vjeçar.

E ardhmja e Ronaldos me kombëtaren mbetet në dyshim. Ka pasur thirrje që Ronaldo të mbetet në bankë rezervë dhe në vend të tij të aktivizohet njëri prej Diogo Jotas ose Goncalo Ramos për t’i ofruar më shumë freski ekipit

Ronaldo dështoi që të shënojë gol në këtë edicion të Euro-s ndërsa penalltia e humbur ndaj Sllovenisë në fazën e 1/8 së finales do mbetet një moment i paharrueshëm kryesisht për shkak të emocioneve të mëdha që e kapluan atë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy