Hasani: Vetëm në Kosovë ndodhë që Dekani i Juridikut ta çojë mandatin deri në fund me diplomë false

by Nexhat

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka thënë se vetëm në Kosovë mund të ndodhë që Dekani i Fakultetit Juridik, ku supozohet se prodhohet drejtësia dhe Kryeprokurori i Shtetit, ku implementohet drejtësia, mund ta çojnë mandatin deri në fund, edhe pse “kanë diploma false”.

Hasani ka insistuar se Dekani Avni Puka nuk ka doktorruar në “La Sapienza” të Italisë dhe se i ka mashtruar, derisa kur ka folur për Kryeprokurorin, e ka pasur fjalën për Aleksandër Lumezin

“Për cështjen e Dekanit të Fakultetit Juridik, ajo që e kam thënë është e saktë 100 përqind. Ai nuk ka diplomë sic ka gënjyer të La Sapienzës, nuk ka doktorruar sic na ka thënë neve. Sic shkruan raporti, ai është avancuar në thirrjen akademike të profesorit të asociuar për shkak se sic na ka thënë neve ka diplomë’, ka deklaruar Hasani.

Për këtë ka thënë se ka edhe prova.

“Unë i kam provat që nuk është ashtu, është gënjeshtër dhe vetëm në Kosovë mund të ndodhë që Dekani I Juridikut ku supozohet se prodhohet drejtësia dhe kryeprokurori I shtetit ku implementohet, mund të ketë dipomë fals dhe mund ta kryejë mandatin. Kjo ndodhë vec në Kosovë”, ka thënë në një intervistë për Kosova Press.

Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka konfirmuar vërtetësinë e përfundimit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Romës nga ana e Pukës.

Mirëpo, Hasani ka thënë se kjo nuk është kompetencë e këtij Këshilli.

“Këtë e bënë vetëm Ministria e Arsimit”, ka shtuar ai.

Hasani ka pasur kritika edhe për anëtarët e Komisionit.

“Ai komision është formuar nga tre pensionistë, të cilët nuk dinë asnjë fjalë në gjuhën angleze. Pensionistët nuk kanë të drejtë të kenë asnjë angazhim me ligj në Universitet”, ka theksuar Hasani

Sipas tij, Këshilli i Etikës nuk është kompetentë të vërtetojë se një profesor universitar “është plagjiatorë, apo ka diplomë të rremë”.

Ministria e Arsimit, sipas tij, nuk është përgjigjur kurrq pretendimeve të tij.

“Këtu është e keqja. Këtu shihet qartë se pushteti nuk ka pasur vullnet, pasi me një procedurë jashtëzakonisht të thjeshtë mund ta vërtetonte se nuk ka diplomë”.

Në vlerësimin e Hasanit, “është e turpshme” për Fakultetin e Juridikut që në krye të jetë një dekan që është mashtrues ordiner.

“Nuk ka diplomë, nuk di të flasë as anglisht e as italisht”, shtuar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy