Haziri godet qeverisjen e VV-së në Gjilan: Mandat i humbur, dënimi do të jetë kapital

by Nexhat

Ish-Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se me ardhjen e Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet në Gjilan “mandati është i humbur” dhe se në zgjedhjet e reja, kasta aktuale qeverisëse do “dënimin do ta ketë kapital”.

“Ekzekutivit të gjilanit do t’i dështojë në mënyrë frapante tendenca për ta dështuar Kuvendin Komunal, i cili në vazhdimësi është vlerësuar si më transparenti dhe më aktivi në Kosovë”, ka shkruar Haziri në Facebook.

banner

Postimi i plotë:

Ky mandat i humbur do të jetë shumë i shtrenjtë për gjilanasit, dënimi do të jetë kapital.

Ekzekutivit të gjilanit do t’i dështojë në mënyrë frapante tendenca për ta dështuar Kuvendin Komunal, i cili në vazhdimësi është vlerësuar si më transparenti dhe më aktivi në Kosovë.

Kjo po dëshmohet edhe në këtë mandat ku një organizatë kredibile asambleistët e LDK-së i ka vlerësuar si më aktivë e produktivë në nivel Republike. Kjo i pengon pushteti dhe po tenton të ‘shpëtojë’ duke ua pamundësuar qytetarëve transmetimin medial!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy