Marko Gjuriq: Kurti u përpoq ta paraqiste Beogradin si faktor destabiliteti

by Nexhat

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq vlerësoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shkrimin e tij për New York Times është përpjekur ta paraqesë Beogradin si faktor destabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në rrjetin social X (Twitter), Gjuriq njoftoi se do të informojë në detaje përfaqësuesit e më shumë se 30 vendeve për gjithçka që do të mblidhet në samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, “për t’u shpjeguar edhe një herë se historia e Serbisë së sotme është një histori suksesi”, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.

banner

Ai theksoi se “retorika agresive dhe të pavërtetat me të cilat Kurti tentoi të mashtrojë opinionin ndërkombëtar në një stil retrograd dhe anakronik flasin për natyrën e tij konfliktuale dhe synimin e tij për të destabilizuar me çdo kusht Ballkanin Perëndimor”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy