Vjedhja e 54 tonë metaleve në Kombinatin e Poliçanit, prokuroria thërret Bledi Çuçin. Auditi zbuloi vjedhjen, për gjetjet ka dijeni edhe ministri Peleshi

by Nexhat

BERAT

Prokuroria e Beratit thërret ish-ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me një çështje penale të çelur në 2022, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Referuar fletëthirrjes që mban firmën e prokurorit Eni Çulli, ish ministri duhet të paraqitet me datë 15 korrik ora 12:00

banner

Fletëthirrja i është dërguar për zbatim komisariatit nr.3 në Tiranë, për shkak se ish ministri ka vendbanimin në kryeqytetit në juridiksionin e këtij komisariati. Prokuroria thekson në fletëthirrje që nëse Çuçi nuk paraqitet pa patur pengesa të ligjshme do të urdhërohet shoqërimi i tij i detyrueshëm.

Çështja penale lidhet me vjedhjen e 54 tonë metaleve në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ku është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm

Çuçi thirret në cilësinë e drejtuesit politik Berat pasi nga hetime ka rezultuar se ka patur komunikime me drejtorin Kombinatit Mekanik te Poliçanit Erion Zylyftari qe është njëherazi kreu i Partisë Socialiste në Poliçan.

Ndërkohë në lidhje me dënim e shkaktuar janë bërë audite dhe gjetjet i janë vene ne dispozicion ministrit të Mbrotjes, Niko Peleshi që me gjasë do thirret për t’iu marrë dëshmi, pasi Kombinati mekanik i Poliçanit është pronë e institucionit që drejton.

Aktualisht hetimi po kryhet në prokurorinë e Beratit, por nëse gjenden të dhëna që mund të implikojnë Bledi Çuçin apo ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ka gjasë t’i kalojë SPAK për kompetencë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy